Bota

Denoncimi i Joseph: Serbia ka kryer “shkelje flagrante” të marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit me Kosovë

oseph, thotë se në prag të takimit të Këshillit për Çështje të Përgjithshme të BE-së, ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka vazhduar deklaratat kundër zbatimit të marrëveshjeve në kuadër të dialogut, duke shkelur nenin 4 për mospengimin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

5 Dhjetor 2023, 14:15 Nga r.ll
Denoncimi i Joseph: Serbia ka kryer “shkelje flagrante” të
edward joseph

SHBA- Profesori amerikan Edward Joseph, njohës i çështjeve politike në Ballkanin Perëndimor dhe analist i politikës së jashtme, ka denoncuar Serbinë për “shkelje flagrante” të Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit të Implementimit për arritjen e dialogut Kosovë-Serbi nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Përmes një njoftimi në platformën "X", Joseph, thotë se në prag të takimit të Këshillit për Çështje të Përgjithshme të BE-së, ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka vazhduar deklaratat kundër zbatimit të marrëveshjeve në kuadër të dialogut, duke shkelur nenin 4 për mospengimin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Ai ka rikujtuar deklaratën e shefit të diplomacisë serbe se Serbia “nuk do të pranojë asnjë interpretim që nënkupton njohjen e Kosovës dhe se nuk ka anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB)”, zgjatuar në deklaratën e fundit se Kosova “nuk mund të bëhet kurrë anëtare në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE)”.

“Ky është kundërshtim flagrant i nenit 4 të marrëveshjes së shkurtit për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Vërejtjet e Daçiçit në Këshillin Ministror të OSBE-së në Shkup javën e kaluar shkojnë përtej retorikës zgjedhore. Janë deklarata të qarta të kahershme”, ka shkruar ai.

Serbia ka shkelur nenin 4 të Marrëveshjes Bazike që përcakton qartë se Serbia s’do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare. Kur bëhet fjalë për marrëveshjet e mëparshme në kuadër të dialogut, lista e shkeljeve të Serbisë është shumë e gjatë: vulat doganore, diplomat universitare, lëvizja e lirë, letërnjoftimet dhe targat e automjeteve.

edward joseph dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll