Bota

"Duhen dënime me vdekje"/ Rasti i 14-vjeçares në Shkup, qytetarët nga Maqedonia e Verit peticion për dënimin kapital

Qytetarët nuk reshtin së kërkuari drejtësi dhe thonë se burgimi i përjetshëm për autorët është një dënim shumë i vogël dhe ndaj kërkojnë që vrasësit e Vanjas të marrin dënimin me vdekje.

5 Dhjetor 2023, 12:14 Nga h.k
"Duhen dënime me vdekje"/  Rasti i 14-vjeçares në
Peticioni

MAQEDONI E VERIUT-Një peticion po shpërndahet në rrjetet sociale me titull "Dënim me vdekje" për vrasësit e Vanjës dhe thirrjet nga të gjitha anët për përgjegjësi dhe dënime maksimale nuk shuhen.

Qytetarët nuk reshtin së kërkuari drejtësi dhe thonë se burgimi i përjetshëm për autorët është një dënim shumë i vogël dhe ndaj kërkojnë që vrasësit e Vanjas të marrin dënimin me vdekje.

Vanja Gjorçevska në moshën 14-vjeçare u gjet e vdekur, pasi paraprakisht ishte rrëmbyer dhe ekzekutuar. Për vrasjen e saj akuzohen pesë persona, në mesin e të cilëve edhe babai i saj, i cili dyshohet se ka dhënë informacione për lëvizjet e të bijës. I dyshuari kryesor është Ljupço Palçevski – Palço, një person publik i cili gjendet në arrati.

vdekja e 14 vjecares ne maqedonin e veriut

Sondazh

Poll