Bota

"Duhen dënime shmebullore"/ Kurti flet për vrasjen e Liridonës dhe 14-vjeçares në Shkup: Nuk mjafton arrestimi

Nga ana tjetër ai kërkoi se dënimet duhet të jenë të rrepta.

5 Dhjetor 2023, 12:11 Nga h.k
"Duhen dënime shmebullore"/ Kurti flet për vrasjen e
Albin Kurti

KOSOVË-Albin Kurti ka reaguar gjatë një konference ditën e sotme në Prishtinë në lidhje me dy krimet e ndodhura, për vrasjen e Liridona Ademit dhe vrasjen e 14-vjeçares në Shkup. Kurti ka thënë se “vrasja e porositur e Liridona Ademajt nga burri i saj” dhe “rrëmbimi i 14 vjeçares” në Shkup kanë renduar mendjet dhe zemrat e të gjithëve, shkruajnë mediat kosovare. Nga ana tjetër ai kërkoi se dënimet duhet të jenë të rrepta. 

“Vrasjet e fundit, vrasja e porositur e Liridona Ademajt nga burri i saj dhe rrëmbimi dhe vrasja e 14- vjeçares në Shkup na ka rënduar mendjet dhe zemrat tona. Porositësit dhe kryerësit e rastit të Liridonës janë zënë e janë vënë prapa hekurave. Policia kurrë njëherë po vepron shpejt e me efikasitet të lartë. Por s’po mjafton vetëm arrestimi. Sepse ata e dinë që ka raste të ngjashme e jo të pakta, kur kriminelët lirohen e veprat përsëriten edhe më rëndë se herën e parë. Kemi nevoje që krejt sistemi i Drejtësisë t’i bëjë prioritet rasteve të dhunës ndaj vajzave dhe grave. Nuk kemi si ta themi që duhet dënim meritor. Butësia e dënimit po shkakton përsëritjen e krimit. Vënia e drejtësisë është kusht i domosdoshëm për një shoqëri të lirë e demokratike e çfarë aspirojmë të mbesim përherë”.

liridona ademi vrasja e liridones albin kurti

Sondazh

Poll