Bota

Pse e vrau Liridonën? babai i Naim Murselit: Pyetje 1 mln dollarëshe! Mund të jetë kërcënuar me çështje politike

Ai tha se ende nuk e ka një arsye se pse djali i tij vendosi që të porosiste vrasjen e gruas.

5 Dhjetor 2023, 13:02 Nga r.ll
Pse e vrau Liridonën? babai i Naim Murselit: Pyetje 1 mln dollarëshe!
shaban murseli, liridona dhe naim murseli

TIRANË- Shaban Murseli, babai i Naim Murselit ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë, ku djali i tij dyshohet se është porositësi i vrasjes së Liridona Murselit. 

Në një intervistë për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24, ai tha se ende nuk e ka një arsye se pse djali i tij vendosi që të porosiste vrasjen e gruas. Shabani Mursel tregoi se ndoshta djali i tij mund të jetë kërcënuar me çështje biznesi apo dhe çështje politike.

Pse e vrau Liridonën?

Kjo pyetje është pyetje është 1 mln dollarëshe. Naimi ishte i përkushtuar ndaj Liridonës. Mos ka qenë jeta e tij në rrezik, i kërcënuar. Se përndryshe nuk ka asnjë teori tjetër. Ndoshta nga bizneset, nga politika. Atë e di ai. Ai priste avionin nga Suedia për në Kosovë, vetëm që t’i ndërronte gomat!

shaban murseli

Sondazh

Poll