Bota

Shqiptarët dominojnë rajonin, Maqedonia e Veriut drejt zgjedhjes së një Kryeministri shqiptar

Nga ana tjetër opozitarët nuk arritën dot të thyen pritshmërinë e sondazheve për një qeveri teknike e cila kishte në kryefjalën e saj një kryeministër shqiptar për Maqedoninë e Veriut. 

5 Dhjetor 2023, 10:18 Nga h.k
Shqiptarët dominojnë rajonin, Maqedonia e Veriut drejt zgjedhjes
Qeveria e Maqedonise se Veriut

MAQEDONIA E VERIUT- Shkupi në janar të vitit 2024 do të ketë në drejtim e ekzekutivit, një kryeministër shqiptar. Vendimi vjen pas një lufte të gjatë ndëretnike dhe si një marrëveshje politike mes BDI dhe LSDM, ku mendohet që përfaqësuesi do të jetë i BDI. 

Nga ana tjetër opozitarët nuk arritën dot të thyen pritshmërinë e sondazheve për një qeveri teknike e cila kishte në kryefjalën e saj një kryeministër shqiptar për Maqedoninë e Veriut. 

Nuk ka konsensus për heqjen e percaktimit për qeveri teknike, para mbajtjes së zgjedhjeve, megjithatë ka gadishmëri që kjo të hiqet në të ardhmen”.- tha Kryeministri Kovaçevski 

Nga ana tjetër kreu i Këshillit të Ministrave shtoi se opozita e ka hapësirën e përfshirjes për pasu 6 ministri në drejtim për të vendosur në prespektivë mbështetjen për ndryshimet kushtetuese. 

Qeveria teknike do të formohet në 28 Janar ku parashikohet se kryeministrin e ri do ta vendos Ali Ahmeti. 

Çështja e qeverisë teknike u hap në këtë takim, dhe nga ajo që u dëgjua nuk ekziston konsensus që të shlyhet qeveria teknike, edhe pse ne si opozitë e kemi kërkuar një gjë të tillë”- tha kryetar i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Në bazë të ligjit zgjedhja e presidentit bëhet me dy raunde, ku duhet të plotësohet kourumi për të kaluar 50 përqind të votave. Sipas Kovaçeskut kjo ishte një marrëveshje me një koalicion të gjerë, duke u mbështetur në rekomandimet e OSBE-ODIHR për financimin e partive dhe çështje të tjera që avancojnë procesin zgjedhor. Nga ana tjetër shqiptarët që dominojnë politikën e Maqedonisë së Veriut kanë lënë dhe episode refuzuese të cilat reflektojnë dhe mos dakordësi. Një rast i shënuar është largimi nga mbledhja e Telat Xhaferrit, i cili braktisi mbledhjen e thirrur nga Kryeministri aktual.

Çdo vonesë në fillimin e negociatave me BE-në dhe vënia në harresë e këtij procesi dhe anëtarësimit tonë të plotë në BE është një vendim politik jashtëzakonisht i papërgjegjshëm dhe i rrezikshëm”, tha Kovaçevski.

qeveria teknike ne maqedonine e veriut kryeministri shqiptar

Sondazh

Poll