Bota

"Nuk do t'i bëjmë kurrë publike dokumentat e marrëveshjes"/ Stano përgjigjet për detajet e dialogut Kosovë-Serbi

Stano i është përgjigjur pyetjeve të TV Dukagjini, ku ka thënë se se nuk do t'i zbulojnë dokumentet zyrtare publikisht si informacion që konsiderohet sekret diplomatik. 

5 Dhjetor 2023, 09:41 Nga h.k
"Nuk do t'i bëjmë kurrë publike dokumentat e
Peter Stano

BRUKSEL- Zëdhënësi i Bashkimit Eurupian, Peter Stano ka thënë se propozimi i BE-së nuk është bërë publik pasi përpjekjet diplomatike janë në vazhdim. Stano i është përgjigjur pyetjeve të TV Dukagjini, ku ka thënë se se nuk do t'i zbulojnë dokumentet zyrtare publikisht si informacion që konsiderohet sekret diplomatik. 

Ne kurrë nuk i zbulojmë dokumentet zyrtare publikisht dhe as nuk marrim pjesë në shkëmbime publike për to, ndërkohë që ato diskutohen”, thuhet në përgjigjen e Stanos.

Zëdhënësi i BE-së ka thënë se të njëjtën gjë e presin edhe nga partnerët, pasi ky proces është tepër konfidencial. 

Lidhur me draft-statutin e Asociacionit të Komunave Serbe, mund të kujtojmë vetëm se një propozim i ri i balancuar evropian për themelimin e Asociacionit të Komunave iu paraqit partnerëve përkatës nga EUSR për dialogun e Beogradit në Prishtinë gjatë vizitës së tij në rajon në fund të muajit tetor. Më pas u diskutua me të dyja palët gjatë takimit të liderëve në margjinat e Këshillit Evropian.”, thuhet tutje në përgjigje.

dialogu kosove-serbi peter stano

Sondazh

Poll