Bota

'Netanyahu është bërë si kasapi i Gazës'/ Erdogan: Izraeli duhet të gjykohet për krime lufte

Në një fjalim në një takim të një komiteti të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) në Stamboll, Erdogan tha se Gaza është tokë palestineze dhe do t'i përkasë gjithmonë palestinezëve, shkruajnë mediat e huaja.

4 Dhjetor 2023, 19:47 Nga a.l
'Netanyahu është bërë si kasapi i Gazës'/
Rexhep Taip Erdogan

TURQI- Presidenti turk Tajip Erdogan tha të hënën se kryeministri Benjamin Netanyahu do të gjykohet si kriminel lufte për ofensivën e vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, duke iu referuar liderit të partisë Likud si "kasapi i Gazës".

Në një fjalim në një takim të një komiteti të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) në Stamboll, Erdogan tha se Gaza është tokë palestineze dhe do t'i përkasë gjithmonë palestinezëve, shkruajnë mediat e huaja.

"Izraeli nuk është vetëm një vrasës, por edhe një hajdut. Ne nuk mund ta lejojmë Izraelin të pushtojë Gazën edhe një herë" tha Erdogan, sipas mediave shtetërore turke. 

Presidenti turk ka përdorur retorikë anti-izraelite në mënyrë të përsëritur që kur Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor, në një masakër që vrau 1200, përfshiu përdhunime dhe mizori të tjera dhe përfshiu rrëmbimin e më shumë se 240 njerëzve në Gaza si pengje. 

aeroport

Sondazh

Poll