Bota

Apeli i UNICEF për të ndaluar vrasjen e të miturve: Po më mbarojnë mënyrat për të përshkruar tmerret që kalojnë fëmijët në Gaza

Ministria e shëndetësisë në Gazën e drejtuar nga Hamasi thotë se 70% e 15,899 palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite që nga 7 tetori janë gra dhe fëmijë.

4 Dhjetor 2023, 18:55 Nga A.TH
Apeli i UNICEF për të ndaluar vrasjen e të miturve: Po më
UNICEF

GAZA- Zëdhënësi i UNICEF-it, James Elder, ka bërë një thirrje emocionale në emër të fëmijëve në Gaza. I prekur, ai është shprehur se po nuk po gjen dot më fjalë për të përshkruar tmerret që që përjetojnë fëmijët e Gazës.

“Ndjehem sikur po dështoj pothuajse në aftësinë time për të përcjellë vrasjen e pafund të fëmijëve këtu”, tha ai.

Më tej, Elder prezanton dy foshnja të porsalindura Khaled dhe Hannah.

"Dhe kështu ndoshta nëse bota mund t'i shihte ata në rrezik. Njihuni me Khaled dhe Hannah. Ju lutemi, takoni ata, shihni ata. Dhe lutuni që ata të jenë gjallë pas disa ditësh”, tha ai.

Ministria e shëndetësisë në Gazën e drejtuar nga Hamasi thotë se 70% e 15,899 palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite që nga 7 tetori kanë qenë gra dhe fëmijë. Një nga çështjet më të dënueshme në konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit është vrasja e popullsisë civile, ku sipas statistikave që publikohen nga ministria palestineze e Shëndetësisë pjesa më e madhe e tyre janë fëmijë e gra. Izraelit ka pranuar se ka dështuar në mbrojtjen e civilëve gjatë sulmeve ushtarake.

unicef james elder lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll