Bota

Po notonte me vajzën, 26-vjeçarja humb jetën pas sulmit nga peshkaqeni në Meksikë

Rafael Araiza, kreu i zyrës lokale të mbrojtjes civile, tha se gruaja dhe vajza e saj po notonin drejt një platforme loje lundruese rreth 25 metra nga bregu kur ndodhi sulmi.

4 Dhjetor 2023, 16:15 Nga r.ll
Po notonte me vajzën, 26-vjeçarja humb jetën pas sulmit nga
foto nga vendngjarja

MEKSIKË- Një nënë 26-vjeçare ka humbur jetën në Meksikë pasi është kafshuar në këmbë nga një peshkaqen. Gruaja, e cila ishte banore vendase, ishte duke notuar me vajzën e saj pesëvjeçare kur ndodhi sulmi. 

Sipas mediave të huaja, mësohet se e reja ka vdekur nga humbja e gjakut nga plaga masive e kafshimit në këmbë. Vajza e saj fatmirësisht nuk u lëndua. Sulmi ndodhi në ujërat e qytetit të plazhit Melaque në shtetin Jalisco në Meksikën perëndimore të shtunën, thanë autoritetet.

Rafael Araiza, kreu i zyrës lokale të mbrojtjes civile, tha se gruaja dhe vajza e saj po notonin drejt një platforme loje lundruese rreth 25 metra nga bregu kur ndodhi sulmi. Thuhet se ajo po përpiqej të ngrinte fëmijën e saj në platformë kur u kafshua nga peshkaqeni.

Araiza tha se pavarësisht reagimit të tyre të shpejtë, shpëtimtarët nuk ishin në gjendje ta shpëtonin atë. Autoritetet mbyllën plazhet në Melaque dhe qytetin më të njohur të plazhit Barra de Navidad për notarët .

Sulmet e peshkaqenëve mendohet se janë relativisht të rralla në Meksikë. Një zhytës amerikan i mbijetoi një kafshimi të peshkaqenit në parakrah në Gjirin Magdalena pranë brigjeve të Baja California Sur në vitin 2019.

26-vjeçarja kafshohet nga peshkaqeni meksike

Sondazh

Poll