Bota

Aktivistja izraelite: Hamasi e planifikoi përdhunimin si armë lufte

Ka pasur zemërim për vonesën e disa organeve të OKB-së për të pranuar pretendimet për mizoritë seksuale të Hamasit më 7 tetor. Shkalla e dhunës seksuale të kryer nga Hamasi gjatë sulmeve të tetorit nuk është ende e qartë, por policia izraelite thotë se deri më tani ka mbledhur më shumë se 1500 dëshmi nga dëshmitarë dhe mjekë.

4 Dhjetor 2023, 17:47 Nga a.l
Aktivistja izraelite: Hamasi e planifikoi përdhunimin si armë lufte
Gaza

GAZA- Hamasi kishte një plan të paramenduar për të përdorur dhunën seksuale si një armë lufte, ka thënë një aktiviste dhe avokate izraelite për të drejtat e grave. Profesoresha Ruth Halperin-Kaddari tha se ajo pa pamjet e grave në disa vende, gjendja e të cilave dukej se ato ishin përdhunuar.

Ka pasur zemërim për vonesën e disa organeve të OKB-së për të pranuar pretendimet për mizoritë seksuale të Hamasit më 7 tetor. Shkalla e dhunës seksuale të kryer nga Hamasi gjatë sulmeve të tetorit nuk është ende e qartë, por policia izraelite thotë se deri më tani ka mbledhur më shumë se 1500 dëshmi nga dëshmitarë dhe mjekë.

Fotografitë dhe pamjet e drejtpërdrejta të transmetuara nga militantët treguan natyrën e tmerrshme të sulmeve në festivalin Supernova. Një sërë dhunimesh nga përdhunimet në grup deri tek gjymtimi seksual i viktimave të vrarë po hetohen nga policia.

“Kam parë një numër të dëshmitarëve okularë të dorës së parë, për shembull të një të mbijetuari që u fsheh në shkurre dhe pa një grua pranë saj duke u përdhunuar nga disa burra,” tha Prof Halperin-Kaddari për BBC.

Ajo tha se foli gjithashtu me një ndihmës mjek i cili mjekoi një grua, raportoi se ishte përdhunuar nga katër burra.

“Pashë pamjet dhe fotografitë nga shumë vendndodhje të trupave, gjendja e të cilëve shfaqte të njëjtin model gjymtimi dhe nuk linte asnjë dyshim se përdhunimi ishte kryer mbi këto gra përpara se ato të ekzekutoheshin”, tha ajo.

Aktivistët izraelitë për të drejtat e grave dhe ligjorë u kanë bërë thirrje organizatave kryesore ndërkombëtare që të pranojnë publikisht raportet e dhunës me bazë gjinore, përfshirë dhunën seksuale, pas sulmeve të Hamasit.

lufta izrael-palestine ruth halperin-kaddar

Sondazh

Poll