Aktualitet

Rrokadë në burgje, Gjonaj ndërron të gjithë shefat e policisë

2 Nëntor 2019, 21:20 Nga DOSJA
Rrokadë në burgje, Gjonaj ndërron të gjithë shefat e

TIRANË– Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka bërë ndryshime rrënjësore në burgjet në vend. “Top Channel” shkruan se burime pranë ministrisë së Drejtësisë bëjnë me dije se Gjonaj ka ndryshuar të gjithë shefat e policisë së burgjeve.

Mësohet se kjo rrokadë vjen me qëllimin për të rritur sigurinë në burgje dhe shtrëngimin e masave. Ndërkohë të gjithë të larguarit do zëvendësohen me të tjerë.

Vetëm pak javë më parë, Gjonaj ndryshoi pothuajse të gjithë drejtorët e burgjeve në vend duke emëruar 13 emra të rinj.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet etilda gjonaj nderrohen shefta e policise ne burgje etilda gjonaj nderrohen shefta e policise ne burgje

Sondazh

Poll