Bota

Sveçla, Hajdari, Haxhiu e Gërvalla marrin pjesë në varrimin e Liridona Ademajt në vendlindje

Me kërkesë të familjarëve, trupi i Liridona Ademajt, e cila u vra të mërkurën mizorisht në Prishtinë, u zhvarros nga varrezat e fshatit Cërmjan të Gjakovës dhe po varroset në fshatin e saj të lindjes, Rracaj.

4 Dhjetor 2023, 15:42 Nga a.l
Sveçla, Hajdari, Haxhiu e Gërvalla marrin pjesë në
Donika Gërvalla

KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla po merr pjesë në rivarrimin e Liridona Ademajt, 30-vjeçares e cila u vra mizorisht të mërkurën në Bërnicë të Prishtinës.  Pjesëmarrëse në rivarrim janë edhe dy ministret Donika Gërvalla e Rozeta Hajdari.

Me kërkesë të familjarëve, trupi i Liridona Ademajt, e cila u vra të mërkurën mizorisht në Prishtinë, u zhvarros nga varrezat e fshatit Cërmjan të Gjakovës dhe po varroset në fshatin e saj të lindjes, Rracaj.

Sveçla, Hajdari, Haxhiu e Gërvalla marrin pjesë në
Xhelal Sveçla

Prokuroria e miratoi kërkesën e familjes për rivarrimin e 30-vjeçares, e cila dyshohet se u vra në një skenar të organizuar nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli. Ai dje doli për herë të parë para gjykatës, së bashku me Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, dy të pandehurit tjerë me të cilët ekziston dyshimi i bazuar mirë se e organizoi vrasjen e Liridonës. 

xhelal svecla liridona murseli

Sondazh

Poll