Bota

Ushtria izraelite: Kemi goditur qendrën e komandës dhe kontrollit të Hezbollahut në Liban

Më herët, u shkëmbye zjarr përtej kufirit midis Izraelit dhe Libanit, duke plagosur tre ushtarë të IDF.

4 Dhjetor 2023, 15:27 Nga r.ll
Ushtria izraelite: Kemi goditur qendrën e komandës dhe kontrollit
foto ilustruese

IZRAEL- Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thonë se kanë goditur dhe shkatërruar një qendër komandimi dhe kontrolli që i përket grupit të Hamasit brenda Libanit.

“Pak kohë më parë, avionët luftarakë të IAF dhe UAV-të goditën një qendër komandimi dhe kontrolli, infrastrukturë terroriste dhe objekte ushtarake që i përkasin organizatës terroriste Hezbollah në Liban”, thuhet në një deklaratë, raporton Sky News. 

Më herët, u shkëmbye zjarr përtej kufirit midis Izraelit dhe Libanit, duke plagosur tre ushtarë të IDF. Kjo duket se ka vazhduar deri pasdite, me IDF që ka vënë në dukje sulme të tilla në Matat dhe Shtula, në Izraelin verior.

konflikti izrael-palestine

Sondazh

Poll