Sport

Shikojeni trukun: Flaka kthehet në akull! Magjistari i Dinamos e la pa fjalë Carragher - komenti klasik i Richards dhe Roy Keane...

Roy Keane, Micah Richards dhe Jamie Carragher kanë mbetur pa fjalë nga truket e magjistarit Dynamo.

4 Dhjetor 2023, 11:44 Nga DOSJA

Shikojeni trukun: Flaka kthehet në akull! Magjistari i Dinamos e la pa

ANGLI - Me rastin e barazimit 3-3 të Manchester Cityt ndaj Tottenhamit, magjistari i Dinamos ishte në “Etihad Stadium” dhe befasoi me truket e tij Roy Keane, Mike Richards dhe Jamie Carragher.

Në veçanti, magjistari britanik kreu një truk të mahnitshëm, duke e kthyer një copë letre të djegur në një akull, duke i lënë të gjithë në gjendje shoku.

Por ai nuk u ndal me kaq, ai vazhdoi të përdorte një kuvertë letrash, duke ngatërruar të pranishmit.

Shikojeni ‘show’-n: Roy Keane, edhe pse i impresionuar në fillim, më pas bëri komentin klasik që bën gjithmonë për futbollistët: “magjistari thjesht po bënte punën e tij, apo jo?”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 4 Dhjetor 2023, 08:30

Toni Kroos po mendon për lamtumirën!

SPANJE - Në fund të kontratës së tij me Real Madridin, Toni Kroos është në mendime për të ardhmen e tij. Nj&...