Bota

Takimi Meloni-Vuçiç në Beograd, serbët ngatërrojnë flamurin italian me atë hungarez

Në rrugët e Beogradit është parë që në respekt të vizitës së Melonit të jenë vendosur flamurët e dy vendeve përkrah njëri-tjetrit, por siç shihet në foto serbët kanë ngatërruar flamurin italian me atë hungarez.

4 Dhjetor 2023, 08:20 Nga h.k
Takimi Meloni-Vuçiç në Beograd, serbët
Takimi Meloni-Vuçiç

SERBI- Gjatë vizitës së djeshme të Kryeministres së Italisë Georgia Meloni në Serbi ka rënë në sy një detaj që ka bërë shumë përshtypje në rrjete sociale. Në rrugët e Beogradit është parë që në respekt të vizitës së Melonit të jenë vendosur flamurët e dy vendeve përkrah njëri-tjetrit, por siç shihet në foto serbët kanë ngatërruar flamurin italian me atë hungarez. Kombinimi i ngjyrave të flamurit hungarez me flamurin italian janë të njohura, ku njëri i ka të vendosura ngjyrat horizontalisht dhe tjetri vertikalisht. 

Meloni zhvilloi një takim me homologun e saj serb Alekasandër Vuçiç në kuadër të forcimit të partneritetit midis dy vendeve dhe angazhimin e Italisë anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

vizita meloni-vuçiç në serbi

Sondazh

Poll