Bota

Tanzani/ 47 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut për shkak të shirave të dendur

Pasi përjetoi një thatësirë të paprecedentë, Afrika Lindore është goditur për javë të tëra nga shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje të lidhura me fenomenin klimatik El Niño.

3 Dhjetor 2023, 22:44 Nga A.TH
Tanzani/ 47 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut për shkak të
Janet Mayanja

TANZANI- Më shumë se 47 persona kanë humbur jetën në Tanzani për shkak të rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga shirat e dendur që goditën jugun e vendit. Komisionerja e zonës së prekur, Hanang, Janet Mayanja deklaroi se ky numër mund të rritet.

Sipas asaj që raportoi komisioneri, reshjet e dendura të shiut goditën qytetin Kates, në veri të Tanzanisë, pothuajse 300 km në veri të kryeqytetit Dodoma, që nga e shtuna, duke specifikuar se deri më tani janë vrarë 20 persona dhe janë plagosur shtatëdhjetë të tjerë.

Nga ana e saj, presidentja e Tanzanisë Samia Suluhu Hassan, e cila ndodhet në Dubai për COP28, konferencën e OKB-së për klimën, shprehu ngushëllimet e saj dhe tha se kishte urdhëruar dhënien e ndihmës urgjente për të lehtësuar të prekurit.
Pasi përjetoi një thatësirë të paprecedentë, Afrika Lindore është goditur për javë të tëra nga shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje të lidhura me fenomenin klimatik El Niño, të cilat kanë zhvendosur më shumë se një milion njerëz në Somali dhe kanë vrarë më shumë se 300 në rajon.

janet mayanja cop28

Sondazh

Poll