Politike

PD ndez ‘motorët’, nga e hëna Basha zbret vetë në terren, kryedemokrati merr situatën në kontroll dhe nis turin në rr

2 Nëntor 2019, 09:55 Nga DOSJA
PD ndez ‘motorët’, nga e hëna Basha zbret vetë

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me Kolegjin e Kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike në rrethe. Në qendër të diskutimeve të takimit ka qenë kriza politike në vend, ndërkohë që në përfundim të takimit është marrë vendimi se qysh prej ditës së hënë, kryetari Basha do të zbresë në terren për të zhvilluar takime me qytetarë dhe mbështetës të PD. Korça, Kruja, Elbasani, Durrësi, e Vlora, do të jenë disa nga zonat ku Basha do të zhvillojë takime.

Ende nuk ka një sqarim lidhur me këtë vendim dhe arsyet pse Basha largohet nga protesta për t’ju kthyer bashkëbisedimit me qytetarët, por pritet që kjo të jetë një lëvizje në kuadër të riaktivizimit të strukturave të partisë në të gjithë vendin.

Ky është turi i dytë i Bashës brenda vitit, pasi në muaj janar-shkurt, kryedemokrati zhvilloi një tur të ngjashëm në rrethe, ku bënte thirrje për pjesëmarrje në protestat e demokratëve.

Ndërkohë, që jo më larg se dje u shkarkua nga KQZ Agim Kajmaku pas  fshehjes së arrestimit në Greqi. Në një dalje për mediat, Basha tha se zgjedhjet e parakohshme dhe krijimi i qeverisë tranzitore janë emergjencë për kapërcimin e krizës në vend.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kolegji i kryetarëve pd lulzim basha turi i lulzim bashes kolegji i kryetarëve pd lulzim basha turi i lulzim bashes

Sondazh

Poll