Bota

Vrasja e Liridona Murselit, Albin Kurti: Arrestimi i kriminelëve nuk mjafton, gratë po vazhdojnë të vriten

Po ashtu theksoi se gratë dhe vajzat po vazhdojnë të vriten, pasi fajtorët nuk po marrin dënimet që meritojnë.  

3 Dhjetor 2023, 17:45 Nga I.A
Vrasja e Liridona Murselit, Albin Kurti: Arrestimi i kriminelëve nuk
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar për vrasjen e Liridona Murselit nga bashkëshorti i saj disa ditë më parë. Me anë të një postimi në Facebook, Kurti shkruan se tashmë arrestimi i kriminelëve nuk po mjafton për të zhdukur këtë fenomen. Po ashtu theksoi se gratë dhe vajzat po vazhdojnë të vriten, pasi fajtorët nuk po marrin dënimet që meritojnë.  

Postimi i Plotë:

Liridona Ademaj u vra me paramendim. U vra se ishte grua. Gratë dhe vajzat po vazhdojnë të vriten, gjersa normat shtypëse patriarkale ende janë të shpërndara gjerë. Arrestimi i kriminelëve nuk po mjafton. Barra e padrejtësive të sistemit të drejtësisë vazhdon të bie mbi supet e grave dhe vajzave, përderisa kryesit e krimeve nuk marrin dënime meritore. Sot ishte seanca dëgjimore, ku tre të dyshuarve iu caktua nga një muaj paraburgim. Urdhërdhënësi, dorasi dhe bashkëpunëtori në vrasjen e Liridonës duhet të ndëshkohen dhe ta marrin dënimin maksimal. Kjo bëhet me një sistem prokurorial e gjyqësor efektiv dhe të vetëdijshëm për detyrën e lartë shoqërore që bartin. Dhimbja është e madhe. Ndërgjegja është kolektive, në secilën familje, shtëpi. Për ta parandaluar këso krime makabër, duhet të punojmë secili e secila, në secilën fushë e vend. Këtë kulturë patriarkale e mizogjene, këtë maskulinitet të dhunshëm e toksik e zhdukim vetëm ashtu. E qytetarët e Republikës presin nga zyrtarët publikë që punojnë (apo kanë punuar) në institucionet shtetërore se duhet të jenë shembull pozitiv e progresiv në shoqëri për sjelljen e tyre ndaj partnerëve dhe në familje e jo kriminelë a mujsharë që besojnë se ia dalin.

30 vjeçarja u vra mbrëmjen e së mërkurës teksa ishte në makinë me bashkëshortin e saj, Naim Murseli dhe dy fëmijët e mitur. Nëna e dy fëmijëve u ekzekutua me porosi të bashkëshortit të saj, i cili tashmë është arrestuar bashkë me dy bashkëpunëtorët e tij. 

albin kurti liridona murseli

Sondazh

Poll