Sport

Franca do të presi Gjermaninë, në një miqësore në fund të marsit 2024…

Drejtori sportiv i Gjermanisë, Rudi Völler, njoftoi se Mannschaft do të përballet me “Blutë” në mars 2024, në Lyon.

3 Dhjetor 2023, 09:01 Nga DOSJA
Franca do të presi Gjermaninë, në një miqësore në

GJERMANI - Franca, e cilësuar ndër favoritët për “Euro 2024” (nga 14 qershori deri më 14 korrik) së bashku me Anglinë, do të përballet me Gjermaninë, vendin pritës të kompeticionit, në një ndeshje miqësore në mars, njoftoi të shtunën drejtori sportiv nga Gjermania, Rudi Völler. 

“Nuk është ende zyrtare, por tashmë mund t'ju them, ne do të luajmë në Francë në mars, në Lyon. Dhe pak ditë më vonë, kundër Holandës në shtëpi, ku saktësisht, ende nuk është rregulluar”,- shpjegoi Völler, pas shortit për fazën finale të “Euro 2024”, të shtunën në Elbphilharmonie në Hamburg.

Francezët dhe gjermanët janë përballur tashmë në një ndeshje miqësore më 12 shtator në Dortmund, me një fitore (2-1) për Mannschaft , e vetmja humbje franceze në 2023 me një ekip të riorganizuar thellësisht dhe veçanërisht pa kapitenin Kylian Mbappé. Në atë kohë, ishte Rudi Völler ai që mbante postin e trajnerit, duke vepruar si trajner i përkohshëm pas largimit të Hansi Flick dhe para emërimit në fund të shtatorit të Julian Nagelsmann si trajner.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll