Bota

'E donte punën dhe familjen'/ Kolegët kujtojnë me fjalët më të ndjera, Liridona Ademajn

Lejas Cafe – në reagimin e bërë në Facebook shkruan se Liridona ishte një person i dashur dhe ajo e donte shumë jetën familjare.

3 Dhjetor 2023, 14:50 Nga a.l
'E donte punën dhe familjen'/ Kolegët kujtojnë me
Liridona Murseli

KOSOVË- Vrasja e 30-vjeçares Liridona Ademaj nga bashkëshorti i saj, duke lënë pas dy fëmijë të vegjël ka lënë një gjurmë të thellë trishtimi tek gjithë opinioni publik të cilët kanë reaguar në rrjete sociale duke kërkuar dënim maksimal për autorët. Së fundmi atë e kanë kujtuar edhe kolegët e punës në Suedi. Lejas Cafe – në reagimin e bërë në Facebook shkruan se Liridona ishte një person i dashur dhe ajo e donte shumë jetën familjare.

“Një grua që vlerësonte gjithmonë klientët e saj dhe dëshironte të sigurohej që ata të kishin gjithmonë përvojën më të mirë me ne. Ajo e donte jetën familjare dhe 2 djemtë e saj të mrekullueshëm më shumë se çdo gjë në botë. Liridona nuk ishte thjesht një punonjëse e jona në Lejas Café. Ajo ishte shumë më tepër se kaq. Ajo ishte një shoqe shumë e dashur për të gjithë dhe një punonjëse e njohur me klientët. Ajo krijonte lehtësisht lidhje të mira përmes personalitetit të saj dhe këto janë vetëm disa nga cilësitë e mira që zotëronte”, thuhet në reagim. 

liridona murseli

Sondazh

Poll

Bota 3 Dhjetor 2023, 14:32 a.l

Ukraina: Zbehen luftimet në Avdivka

Qyteti i shkatërruar Avdivka, Ukrainë UKRAINË- Qyteti ukrainas Avdivka, e përballur me sulme të vazhdueshme ruse, ka regjistr...