Bota

Rikthehen fluturimet në Mynih, trafiku hekurudhor ende i çrregullt

Aeroporti i Mynihut i ka rikthyer fluturimet në mëngjesin e së dielës, dhe operatori i trenave Deutsche Bahn, i ka rikthyer linjat drejt qyteteve kyçe.

3 Dhjetor 2023, 17:08 Nga I.A
Rikthehen fluturimet në Mynih, trafiku hekurudhor ende i çrregullt
Foto Ilustruese

GJERMANI- Jugu i Gjermanisë ka nisur të këndellet pas borës së parë të madhe në këtë sezon. Aeroporti i Mynihut i ka rikthyer fluturimet në mëngjesin e së dielës, dhe operatori i trenave Deutsche Bahn, i ka rikthyer linjat drejt qyteteve kyçe. Aeroporti i Mynihut është funksionalizuar në orën 06:00 pas një mbylljeje të shtunën, për shkak të borës së madhe.

Megjithatë, gjatë këtyre ditëve pritet të ketë kufizime në udhëtime, kanë thënë disa kompani që operojnë prej aty. Pasagjerëve u është kërkuar që të kontrollojnë nëse do të realizohen fluturimet e tyre, para se të nisen drejt aeroportit. Për udhëtimet me trena, banorëve të jugut u është bërë thirrje që të bëjnë vetëm udhëtimet e domosdoshme.

Autoritetet kanë angazhuar helikopterë për të kryer vëzhgime ajrore për të parë gjendjen e binarëve. Pavarësisht situatës, autoritetet kanë raportuar për aksidente të vogla. Bora dhe temperaturat e ulëta, pritet të mbizotërojnë në atë zonë edhe në ditët në vazhdim.

Marrë nga REL

gjermani

Sondazh

Poll

Bota 3 Dhjetor 2023, 14:32 a.l

Ukraina: Zbehen luftimet në Avdivka

Qyteti i shkatërruar Avdivka, Ukrainë UKRAINË- Qyteti ukrainas Avdivka, e përballur me sulme të vazhdueshme ruse, ka regjistr...