Bota

Thellimi i marrëdhënieve Kosovë-Kenia, Vjosa Osmani takon homologun Ruto

Në takim u diskutua për raportet dypalëshe Kosovë-Kenia si dhe zhvillimin e mëtejmë të tyre.

3 Dhjetor 2023, 15:19 Nga I.A
Thellimi i marrëdhënieve Kosovë-Kenia, Vjosa Osmani takon
William Ruto dhe Vjosa Osmani

DUBAI- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Dubai, ku po mbahet COP28, konferenca kryesore globale për ndryshime klimatike, ka zhvilluar një takim me presidentin e Republikës së Kenias, William Ruto. Në takim u diskutua për raportet dypalëshe Kosovë-Kenia si dhe zhvillimin e mëtejmë të tyre.

“Presidentja Osmani ka theksuar se thellimi i raporteve në mes të dy shteteve është në të mirë të qytetarëve tanë dhe do ta nxisë shkëmbimin ekonomik e tregtar në mes të vendeve tona. Ajo e njoftoi presidentin e Kenias për sfidat në të cilat ka kaluar Kosova si dhe për të arriturat e shtetit tonë”, thuhet në njoftim.

Presidentja Osmani dhe presidenti Ruto rikonfirmuan përkushtimin e përbashkët për të punuar drejt thellimit raporteve në mes të Kosovës dhe Kenias.

vjosa osmani william ruto cop28

Sondazh

Poll

Bota 3 Dhjetor 2023, 14:32 a.l

Ukraina: Zbehen luftimet në Avdivka

Qyteti i shkatërruar Avdivka, Ukrainë UKRAINË- Qyteti ukrainas Avdivka, e përballur me sulme të vazhdueshme ruse, ka regjistr...