Bota

I ftohti siberian me reshje të dendura bore 'pushton' Gjermaninë, anulohen mbi 700 fluturime

Ndonëse deri tani kemi mësuar shumë mbi figurën dhe rolin e tij në politikën e jashtme në historinë amerikane dhe jo vetëm, në rrjet po qarkullojnë disa mesazhe që lidhen me jetën e tij personale. 

3 Dhjetor 2023, 14:02 Nga a.l
I ftohti siberian me reshje të dendura bore 'pushton'
Gjermani

GJERMANI- Një zëdhënës i aeroportit të Mynihut njofton se rreth 760 fluturime u anuluan të shtunën për shkak të reshjeve të mëdha të borës, tha një zëdhënës i aeroportit për CNN. Autobusët, tramvajet dhe disa shërbime të trenave në Mynih u pezulluan gjithashtu për shkak të borës. 

Sipas kompanisë hekurudhore kombëtare gjermane, stacioni qendror i trenit i Mynihut u mbyll për mbërritjet e linjave ajrore, ndërsa shërbimet në distanca të gjata janë pezulluar tërësisht. Deutsche Bahn paralajmëroi se trafiku hekurudhor do të “ndikohet rëndë” deri të hënën.

Süddeutsche Zeitung rajonale e Gjermanisë raportoi se një numër i madh udhëtarësh kanë mbetur të bllokuar në stacionin kryesor të Mynihut.

“Unë jam ulur këtu në këtë vend që nga ora një e mëngjesit. Thjeshtë duam të dimë nëse ka ende një shans për të ikur nga këtu,” tha një pasagjer për gazetën. 

Policia të shtunën u kërkoi njerëzve në Mynih që të mos përdorin makinat e tyre nëse nuk është absolutisht e nevojshme, ndërsa banorëve të disa pjesëve të Bavarisë jugore iu tha që të mos largoheshin fare nga shtëpitë e tyre, tha një zëdhënës i policisë së Mynihut.

moti i keq ne gjermani

Sondazh

Poll