Aktualitet

Mbajti peng në makinë një qytetar dhe e la pa ndjenja në rrugë, arrestohet në Vlorë 40-vjeçari Alfred Ndoj

40-vjeçari i identifikuar si Alfred Ndoj, dyshohet se më datë 19.01.2023, në bashkëpunim me 4 persona të tjerë, të cilët janë arrestuar nga policia e Vlorës, për motive të dobëta kanë mbajtur me forcë në automjet personin me inicialet G. O., e kanë plagosur rëndë me sende të forta dhe më pas e kanë lënë pa ndjenja në rrugë.

3 Dhjetor 2023, 09:43 Nga a.l
Mbajti peng në makinë një qytetar dhe e la pa ndjenja në
Policia

VLORË- Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi akuzohet për pengmarrje dhe plagosje me mjete të rënda, në bashkëpunim me disa persona të tjerë. 40-vjeçari i identifikuar si Alfred Ndoj, dyshohet se më datë 19.01.2023, në bashkëpunim me 4 persona të tjerë, të cilët janë arrestuar nga policia e Vlorës, për motive të dobëta kanë mbajtur me forcë në automjet personin me inicialet G. O., e kanë plagosur rëndë me sende të forta dhe më pas e kanë lënë pa ndjenja në rrugë.

“Më datë 19.01.2023, shtetasi A. N. dhe 4 shtetas të tjerë (të arrestuar nga Policia e Vlorës, gjatë operacionit “Pengmarrja”), për motive të dobëta, kanë mbajtur me forcë, në automjet, shtetasin G. O., e kanë plagosur atë rëndë, me sende të forta, dhe më pas e kanë lënë pa ndjenja, në rrugë”,njofton policia.

Arrestimi i Ndojt u bë në kuadër të operacionit “Sundimi i Ligjit” dhe kapja e tij u bë falë bashkëpunimit ndërmjet Sektorit kundër Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës të DVP Vlorë dhe Policisë së Lezhës. 

alfred ndoj

Sondazh

Poll