Sport

Milani gjen fitoren e dytë rradhazi dhe ngjitet në -4!

Skuadra e Piolit ngrihet kështu në kuotën e 29 pikëve dhe është për momentin -4 pas Juventusit, ndërsa Frosinone mbetet i palëvizshëm në 18.

3 Dhjetor 2023, 00:39 Nga DOSJA
Milani gjen fitoren e dytë rradhazi dhe ngjitet në -4!

ITALI - Fitorja e dytë radhazi në Serie A për Milanin , i cili mundi Frosinone 3-1 në San Siro. Kuqezinjtë kaluan në epërsi pak para pjesës së parë me golin e parë të Jovic (43').

Më pas në pjesën e dytë Pulisic (50') dhe Tomori (74') siguruan fitoren për kuqezinjtë që po kalojnë një periudhë shumë të vështirë sa me rezultatet ashtu edhe me dëmtimet e lojtarëve.

Gjuajtja e lirë nga ishi kuqezi, Brescianini, në Minuta e 82-të ishte e kotë, një gol që ngushtoi diferencën por që mbeti thjeshtë për statistikë, pas i sa i përket këtij takimi nuk ndryshoi asgjë. Skuadra e Piolit ngrihet kështu në kuotën e 29 pikëve dhe është për momentin -4  pas Juventusit, ndërsa Frosinone mbetet i palëvizshëm në 18.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll