Sport

“Euro 2024” / Grup “ i ferrit”! Shqipëria mëson rivalët, datat dhe stadiumet e sfidave…

Kombëtarja e Shqipërisë është pjesë e grupit B, aty ku do të ketë rivalë Spanjën, Kroacinë dhe Italinë.

2 Dhjetor 2023, 20:25 Nga DOSJA

“Euro 2024” / Grup “ i ferrit”! Shqipëria

GJERMANI - Sot në Hamburg të Gjermanisë, u përcaktua edhe shorti i fazës së grupeve në “Euro 2024”, kompeticion që do të zhvillohet në tokën gjermane, nga 14 qershori deri në 14 korrik të vitit të ardhshëm.

Kombëtarja e Shqipërisë është pjesë e grupit B, aty ku do të ketë rivalë Spanjën, Kroacinë dhe Italinë.

Ndeshja hapëse e Europianit do të jetë Gjermani-Skoci, në datën 14 qershor, ndërkohë që Shqipëria luan ndeshjen e parë kundër Italisë.

Në datën 15 qershor në “Signal Iduna Park” të Dortmundit. Ja dhe kalendari I ndeshjeve të Shqipërisë:

15 qershor: Itali-Shqipëri (Signal Iduna Park), Dortmund.

19 qershor: Kroaci-Shqipëri (Volksparkstadion), Hamburg.

23 qershor: Shqipëri-Spanjë (Merkur Spiel-Arena), Dusseldorf.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll