Politike

“Le nam o idiot”, qytetarët kërkojnë Ramës të reagojë për atentatin: Këtu kërcet kallashi dhe ti na bën reklamë m

1 Nëntor 2019, 21:13 Nga DOSJA

TIRANË- Pak ditë më parë Kryeminsitri Edi Rama akuzonte me emër dhe mbiemër prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoja si të lidhur me krimin. Por sot Rama ka heshtur për atentatin që i është prokurorit.

Dhe pse ende nuk ka një reagim prej tij, qytetarët kanë nisur t’i kërkojnë llogari dhe e kanë “masaktuar” me komente. Kreu i qeverisë ka qenë i ftuar sot në një aktivitet të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, ku promovohen makinat retro.

Shumë komente janë bërë në profilin e Ramës në videon live, por tashmë komentet negative nuk janë më pasi janë fshirë nga administratorët e faqes.

Këtu kërcet kallashi dhe ti na bën reklamë motoçikletat, le nam o idiot”, janë disa nga komentet e ndjekësve në profilin e Ramës. “Stambolli digjet kurva krihet esht puna jote”, shkruan një tjetër komentues.

Atentati ndodhi pasditen e sotme teksa prokurori Arjan Ndoja po udhëtonte me dy persona të tjerë në automjetin tip “Benz” të llojit fuoristradë me targa ‘AA 333 ZD’, pranë Mbikalimit të Shkozetit. Bashkë me Ndojan kanë mbetur të plagosur edhe dy personat e tjerë, shoferi i prokurorit, Andi Maloku 30 vjeç dhe Aleksandër Laho, i cili ishte pasagjer. Laho njihet ndryshe edhe si Landi Muharremi dhe si “i tmerrshmi i Sukthit”.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike atentat prokurorit arjan ndoja edi rama komentet tek rama plagoset arjan ndoja atentat prokurorit arjan ndoja edi rama komentet tek rama plagoset arjan ndoja

Sondazh

Poll