Politike

Historia e patreguar/ Baton Haxhiu rrëfen bisedat me Berishën: Kishte buzën e tharë, i thashë mos prano fitoren e Bashës,

1 Nëntor 2019, 20:36 Nga DOSJA
Historia e patreguar/ Baton Haxhiu rrëfen bisedat me Berishën: Kishte

TIRANË– Gazetari dhe analisti Baton Haxhiu ka treguar një histori me ish-kryeministrin Sali Berisha, të cilin e kishte këshilluar për zgjedhjet e vitit 2005. 

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Haxhiu është shprehur se tre ditë para se Berisha të fitonte zgjedhjet, ai i kishte shkuar në zyrë dhe i kishte sygjeruar që të shkonte e të kërkonte vetë votën në bastionet më të vështira.

“Ishte keq, i ishte tharë buza, e donte rikthimin në pushtet. E kishte artikulimin gati të pafuqishëm. Nuk i dilnin fjalët. Thoshte “është e mundur kjo”, unë i thashë: O doktor i ke kaq vota minus, i thashë koncentroje fushatën në Pogradec dhe në Korçë. I thashë shko atje dhe kërko votën. Ia tregova me hartë ku të shkonte. Në vitin 2005 nuk e besonte se do të fitonte. I thashë zgjedhjet i ke të fituara. I thashë mos i prano fitoren në tavolinë të Bashës. Ditën që prenë kurban për fitoren e tij, dola në darkë me Ramën dhe i thashë: Miku im nga sot je kryeministër i Shqipërisë,”-tha Haxhiu. 

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike baton haxhiu berisha dhe baton haxhiu sali berisha zgjedhjet e vitit 2005 baton haxhiu berisha dhe baton haxhiu sali berisha zgjedhjet e vitit 2005

Sondazh

Poll