Bota

Shenjë proteste ndaj pjesëmarrjes së Izraelit, delegacioni i Iranit largohet nga samiti i klimës COP28

Irani nuk e njeh shtetin e Izraelit dhe është një nga mbështetësit më të shquar të Hamasit.

1 Dhjetor 2023, 15:14 Nga r.ll
Shenjë proteste ndaj pjesëmarrjes së Izraelit, delegacioni i
foto ilustruese

DUBAI- Delegacioni i Iranit në COP28 , i kryesuar nga ministri i Energjisë Ali Akbar Mehrabian, u largua nga samiti i klimës në Dubai të premten në shenjë proteste ndaj pranisë së zyrtarëve izraelitë.

“Delegacioni i Republikës Islamike të Iranit u largua nga COP28 sepse e konsideron praninë politike, të njëanshme dhe të parëndësishme të regjimit të rremë sionist si në kundërshtim me qëllimet dhe synimet e konferencës për ndryshimet klimatike”, tha Mehrabian, raporton CNN.

Irani nuk e njeh shtetin e Izraelit dhe është një nga mbështetësit më të shquar të Hamasit. Presidenti i Izraelit Isaac Herzog pritet të flasë në këtë ngjarje.

ali akbar mehrabian samiti i klimes cop28 izrael

Sondazh

Poll