Bota

Ministria e Shëndetësisë në Gazë: Numri i palestinezëve të vrarë që pas armëpushimit i kalon 100

Sipas ministrisë qindra të tjerë ishin plagosur, ndërkohë që më shumë se 15,000 njerëz u vranë nga sulmet izraelite përpara armëpushimit.

1 Dhjetor 2023, 15:07 Nga r.ll
Ministria e Shëndetësisë në Gazë: Numri i
foto ilustruese

GAZË- Numri i palestinezëve të vrarë që nga rifillimi i armiqësive ka arritur në 109, sipas ministrisë së shëndetësisë së Gazës, e drejtuar nga Hamasi.

Sipas ministrisë qindra të tjerë ishin plagosur, ndërkohë që më shumë se 15,000 njerëz u vranë nga sulmet izraelite përpara armëpushimit. Ushtria izraelite tha se forcat e saj tokësore, ajrore dhe detare goditën 200 “objektiva terroriste” në veri dhe jug, duke përfshirë Khan Younis dhe Rafah, shkruan Sky News.

Sipas Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, kjo përfshinte zona të bllokuara me eksplozivë, boshte tunelesh terroriste, poste nisjeje dhe qendra komanduese të Hamasit.

konflikti izrael-palestine

Sondazh

Poll