Sport

VIDEO/ Messi në Disney World, duke treguar aftësitë e tij si pilot, me një makinë rozë...

Me të ishte djali i tij i vogël Ciro

1 Dhjetor 2023, 14:41 Nga DOSJA
VIDEO/ Messi në Disney World, duke treguar aftësitë e tij si

SHBA - Lionel Messi është duke shijuar pushimet dimërore me familjen në Florida. 

Futbollisti më i mirë në botë, pavarësisht thashethemeve për pabesi dhe një krizë në martesën e tij me Antonella Roccuzzo, është me të dhe tre djemtë e tyre në Florida, duke shijuar magjinë e Disney World. 

E veshur me xhaketa të trasha, familja Messi vizitoi parkun masiv tematik në Florida, me Lionel që luante me djemtë e tij si një fëmijë. 

Në fakt, kamera... e ka kapur duke drejtuar një makinë rozë me bashkëdrejtues djalin e tij më të vogël, Ciro. Babë e bir dukej se po shijonin udhëtimin e tyre. 

Argjentinasi pritet të rikthehet në aksion me Inter Miami në fillim të vitit 2024. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll