Bota

Vjehrri i 33-vjeçares që u vra nga grabitësit në Prishtinë: 400 metra para shtëpisë i dolën para! Liridona dyshohet se bëri rezistencë

Sipas tij, çifti jetonte në Suedi, ndërkohë që ranë pre e një grabitje.

1 Dhjetor 2023, 12:33 Nga a.l
Vjehrri i 33-vjeçares që u vra nga grabitësit në
Liridona Murseli

KOSOVË- Vjehrri i 33-vjeçares që u vra mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, ka treguar detaje të reja lidhur me ngjarjen. Shaban Murseli në një rrëfim për emisionin 'Me Zemër të Hapur' në News24 pretendon se Liridonau ekzekutua para fëmijëve dhe bashkëshortit pas një grabitje në Koosvë. Sipas tij, çifti jetonte në Suedi, ndërkohë që ranë pre e një grabitje.

Pjesë nga biseda me Shaban Mursellin, vjehrri i Liridona Mursellit

Shaban Murselli: Liridona dhe burri kanë jetuar në Suedi. Ata kanë hapur firmë në Kosovë dhe kanë blerë shtëpi në Prishtinë. Kanë qenë duke u kthyer nga darka, 400 metra pa shkuar në shtëpinë e tyre i kanë dalë me armë para dhe i kanë marrë të gjitha sende. E ndjera ka bërë rezistencë.

Prej sa kohësh ishte kthyer nusja?

Djali u kthye në qershor, ndërsa nusja në tetor. 

liridona murseli

Sondazh

Poll