Bota

Vrasja e 33-vjeçares në Prishtinë, dyshimet e vjehrrit: Mund të ketë lidhje edhe me detyrën e djalit! Liridona u vra për 3 mijë euro, jemi të tronditur

I moshuari tha se familja e djalit të tij ka pasur 3 mijë euro me vete në çantë, pasi po bënin shtëpi të re. Por nuk përjashtohet as pista për detyrën e të birit. 

1 Dhjetor 2023, 12:41 Nga a.l
Vrasja e 33-vjeçares në Prishtinë, dyshimet e vjehrrit: Mund
Liridona Murseli

KOSOVË- Në një rrëfim për emisionin 'Me Zemër të Hapur', vjehrri i Liridona Murselit gruas së këshilltarit të Behxhet Pacollit që u vra mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, ka rrëfyer disa detje që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes së rëndë. I moshuari tha se familja e djalit të tij ka pasur 3 mijë euro me vete në çantë, pasi po bënin shtëpi të re. Por nuk përjashtohet as pista për detyrën e të birit. 

“Jemi shumë keq. Dy fëmijët ishin në prokurori, tani po kthehen nga rruga. Edhe unë shpresoj që të kenë qenë dhe psikologët të pranishëm. Gjendja e Naimit është e rëndë. Naimi është duke u kthyer nga Prishtina.
Nga Suedia kam mbërritur sot në mëngjes, dhe nuk jemi takuar ende. I kam lexuar mediat. Dikush thotë që është një makinë me targa të huaja, apo ka një dyshim tjetër. Ndoshta mund të ketë edhe lidhje me detyrën. Sipas çdo informacioni që kam, këta ishin duke u vendosur në shtëpi të re. Liridona kishte pasur një shumë të konsiderueshme në çantë dhe ka bërë rezistencë. Kanë pasur diku te 3 mijë euro. Naimi ishte duke ngarë makinën. Ata i kanë dalë me armë para makinës. Kur ju kanë dalë me armë, Naimi e ka kuptuar se do të vriten të gjithë dhe ka ikur nga makina. Flitet dhe një variant tjetër ku ka hapur derën e fëmijëve dhe i ka thënë bashkëshortes; ik, por ajo ka bërë rezistencë. Por mund të jetë ngatërruar me rripin e sigurimit pasi ishte stresi”, tha ai. 

liridona murseli

Sondazh

Poll