Bota

Opozita e Kosovës merr një kopje të draftit për Asociacionin nga BE: Do ta komentojmë pasi ta kemi shqyrtuar me imtësi

Draft-statuti i Asociacionit i është prezantuar fillimisht kryeministrit Albin Kurti gjatë vizitës së pesëshes evropiane në Prishtinë gjatë muajit tetor, e ku ishte i pranishëm edhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. 

1 Dhjetor 2023, 12:07 Nga a.l
Opozita e Kosovës merr një kopje të draftit për Asociacionin
LDK

KOSOVË- Partitë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë marrë një kopje të draft-statutit të Asosacionit të komunave me shumicë serbe nga Bashkimi Evropian. 

(AAK) konfirmoi për mediat vendase se ka marrë në dorëzim kopjen anglisht të draftit të Asociacionit, dhe shton se do të japë një mendim rreth tij, pasi ta ketë shqyrtuar me imtësi.

Edhe partitë e tjera të opozitës Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës raportohet ta kenë marrë këtë draft nga delegacioni i BE, por ende nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht.

Draft-statuti i Asociacionit i është prezantuar fillimisht kryeministrit Albin Kurti gjatë vizitës së pesëshes evropiane në Prishtinë gjatë muajit tetor, e ku ishte i pranishëm edhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. 

asosacioni i komunave me shumice serbe

Sondazh

Poll