Bota

Policia e Kosovës AKSION për grabitjen në Suharekë: VRITET një nga grabitësit, plagoset një efektiv

Sipas mediave në Kosovë, i vrarë ka mbetur Dukagjin Gashi. Ndërsa në këtë aksion janë arrestuar Bujar Basha dhe Leotrim Cakolli.

30 Nëntor 2023, 15:54 Nga r.ll
Policia e Kosovës AKSION për grabitjen në Suharekë: VRITET
pamje nga vendngjarja

KOSOVË- Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se lidhur me grabitjen e argjendarisë në Suharekë, sot është realizuar një operacion policor në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Carralevë.

Gjatë zhvillimit të këtij operacioni policor, një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë, ku ka mbetur i plagosur një nga efektivët policor. Në vetëmbrojtje policia ka qëlluar drejt agresorëve duke lënë të vrarë një prej tyre. 

“Zyrtarët policorë në vetëmbrojtje janë detyruar të përdorin forcën proporcionale, duke arritur të neutralizojnë një të dyshuar, përderisa katër të dyshuar të tjerë janë arrestuar. Deri më tani numri i të arrestuarve ka shkuar në shtatë persona, një i neutralizuar dhe një tjetër ende gjendet në kërkim policor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas mediave në Kosovë, i vrarë ka mbetur Dukagjin Gashi. Ndërsa në këtë aksion janë arrestuar Bujar Basha dhe Leotrim Cakolli.

policia e kosoves

Sondazh

Poll