Bota

DETAJE/ Dhëndri vrau me thikë vjehrrin në Prishtinë, shkak një konflikt familjar, 29-vjeçari e goditi derisa i mori jetën

29-vjeçari, Edon Bujupi ka goditur disa herë me thikë babanë e bashkëshortes së tij, 52-vjeçarin, Ali Kosova për shkak të disa konflikteve familjare që kishin patur më herët.

30 Nëntor 2023, 14:35 Nga a.l
DETAJE/ Dhëndri vrau me thikë vjehrrin në Prishtinë, shkak
Ali Kosova dhe Edon Bujupi

KOSOVË- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja që tronditi mëngjesin e sotëm Prishtinën. 29-vjeçari, Edon Bujupi ka goditur disa herë me thikë babanë e bashkëshortes së tij, 52-vjeçarin, Ali Kosova për shkak të disa konflikteve familjare që kishin patur më herët.

Sipas raportimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 në rrugën Ali Vitia. 52-vjeçari u dërgua në spital por nuk arriti që t’i mbijetojë plagëve të marra. Kosova u dërgua me urgjencë dhe në gjendje të rëndë në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

edon bujupi ali kosova

Sondazh

Poll