Bota

Rikthehet funksioni 'Shiko 1 herë' në 'Whatsapp'! Ja aryseja pse u hoq për gati 1 vit

Fillimisht, funksioni u hoq nga WhatsApp për shkak të shqetësimeve të privatësisë në vitin 2022, pasi përdoruesit po merrnin pamje nga ekrani në desktop. 

30 Nëntor 2023, 14:01 Nga a.l
Rikthehet funksioni 'Shiko 1 herë' në 'Whatsapp'!
Whatsapp

SHBA-  Aplikacioni popullor i mesazheve, WhatsApp ka rikthyer funksionin e tij “View Once” (shiko vetëm njëherë) për imazhe dhe video në platformat e tij të internetit dhe desktopit. Sipas raporteve nga WABetaInfo, funksioni u jep përdoruesve mundësinë për të dërguar imazhe dhe video të përkohshme që zhduken pasi të shikohen nga marrësi, shkruajnë mediat e huaja. 

Fillimisht, funksioni u hoq nga WhatsApp për shkak të shqetësimeve të privatësisë në vitin 2022, pasi përdoruesit po merrnin pamje nga ekrani në desktop. Ky funksion nuk është ende i disponueshëm në të gjithë ueb-in, por vetëm përdoruesit e Windows dhe MacOS. 

whatsapp

Sondazh

Poll