Bota

Samiti në Shkup/ Lavrov akuza ndaj OSBE-së: Është vegël e BE-së

Pjesëmarrja e diplomatit rus në samitin e OSBE-së ka shkaktuar debate e reagime të shumta, Rusia me pjesëmarrjen në këtë samit, po përfiton dhe forcon pozitën e saj në skenën ndërkombëtare, përkundër pushtimit të paprovokuar të Ukrainës. Ukraina dhe shtetet baltike në shenjë pakënaqësie nuk i kanë dërguar ministrat e Punëve të Jashtme në Këshillin Ministror.

30 Nëntor 2023, 13:36 Nga a.l
Samiti në Shkup/ Lavrov akuza ndaj OSBE-së: Është vegël
Sergei Lavrov

SHKUP-  Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, në fjalimin e tij në Këshillin Ministror të OSBE-së në Shkup, ka akuzuar rëndë këtë organizatë duke thënë se është bërë vegël e BE-së. Lavrov tha po ashtu se është faji i OSBE-së që sipas tij e kanë sjellë këtë ndasi në OSBE.

“Është faji juaj që keni sjellë këtë ndasi të OSBE-së, vetë iniciatorët e kësaj ideje janë duke e vrarë OSBE-në. Ka qenë tradicionale që ne të mbanim fjalime pozitive por kjo nuk po ndodhë më, sepse OSBE është bërë vegël e BE-së”, tha ai. 

Pjesëmarrja e diplomatit rus në samitin e OSBE-së ka shkaktuar debate e reagime të shumta, Rusia me pjesëmarrjen në këtë samit, po përfiton dhe forcon pozitën e saj në skenën ndërkombëtare, përkundër pushtimit të paprovokuar të Ukrainës. Ukraina dhe shtetet baltike në shenjë pakënaqësie nuk i kanë dërguar ministrat e Punëve të Jashtme në Këshillin Ministror. Ministri i Jashtëm rus, Lavrov, mbajti takim me homologun e tij hungarez, Peter Szijjarto, në margjina të samitit të OSBE-së në Shkup, ka thënë Zakharova. 

sergei lavrov

Sondazh

Poll