Bota

Rreth 30 minuta në aeroportin e Katarit dhe askush nuk erdhi, çfarë e detyroi presidentin gjerman të priste kaq shumë?

Lideri gjerman kaloi kohë gjatë udhëtimit të tij tre-ditor në rajon në Izraeli, pasuar nga dy netë në Oman dhe vetëm tri orë në shtetin e Gjirit. Siç vë në pah DW, në Gjermani, ndikimi i Dohas në luftën Izrael-Hamas shihet si disi i diskutueshëm pasi Katari është shtëpia e krahut politik të Hamasit.

30 Nëntor 2023, 12:37 Nga a.l
Rreth 30 minuta në aeroportin e Katarit dhe askush nuk erdhi,
Frank-ëalter Steinmeier

KATAR- Dita ishte e bukur, tapeti i kuq ishte gati, rojet ushtarak të nderit gjithashtu, por ajo çfarë e detyroi presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier të priste më shumë se 30 minuta në aeroportin e Katarit, ishte mungesa e zyrtarëve që ishin caktuar për ta pritur. Pranë liderit gjerman ishte vetëm ambasadori i Gjermanisë në Katar, Lothar Freischlader, por çfarë ndodhi që axhenda nisi me incidente? 

Steinmeier priti në derën e Airbus A350 të Bundeswehr-it për gati gjysmë ore përpara se Sulltan al-Muraichai, ministri i shtetit për punët e jashtme të Katarit, të mbërrinte për të pritur kreun e shtetit të Gjermanisë, shkruajnë mediat e huaja. 

Lideri gjerman kaloi kohë gjatë udhëtimit të tij tre-ditor në rajon në Izraeli, pasuar nga dy netë në Oman dhe vetëm tri orë në shtetin e Gjirit. Siç vë në pah DW, në Gjermani, ndikimi i Dohas në luftën Izrael-Hamas shihet si disi i diskutueshëm pasi Katari është shtëpia e krahut politik të Hamasit.

Kjo bëri që disa të pyesin nëse mospërfillja e së mërkurës ishte një përgjigje ndaj deklaratave të bëra së fundmi nga ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock përpara vizitës së planifikuar prej kohësh të Al Thani në Berlin në tetor. 

frank-walter steinmeier

Sondazh

Poll