Bota

Hamasi merr përgjegjësinë për të masakrën me 3 të vrarë dhe 6 të plagosur në Jeruzalem

Hamasi përsëriti thirrjet e tij për përshkallëzimin e rezistencës. 

30 Nëntor 2023, 13:20 Nga a.l
Hamasi merr përgjegjësinë për të masakrën me 3
Hamas

GAZA- Hamasi ka marrë përgjegjësinë për sulmin me armë në një stacion autobusi në Jerusalem mëngjesin e sotëm, ku 3 persona humbën jetën dhe 6 të tjerë u plagosën.

Në një deklaratë në Telegram, Hamasi vlerësoi krahun e tij ushtarak, Brigadat Al Qassam, për atë që ata e quajtën “operacionin heroik të Jeruzalemit”. Ai i identifikoi sulmuesit si Murad Muhammad Nimr, 38 vjeç dhe Ibrahim Muhammad Nimr, 30 vjeç, për të cilët policia izraelite tha se u vranë në vendngjarje.

“Ky operacion erdhi si një përgjigje ndaj krimeve të paprecedentë të pushtimit, duke përfshirë masakrat brutale në Rripin e Gazës dhe vrasjen e fëmijëve në Jenin, dhe shkeljet e shumta ndaj të cilave të burgosurve tanë që janë të ekspozuar në burgjet izraelite”, thuhet në deklaratë.

Hamasi përsëriti thirrjet e tij për përshkallëzimin e rezistencës. 

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll