Bota

'Po vriten shumë civilë'/ Kryeministri spanjoll: Dyshoj se Izraeli po respekton ligjin ndërkombëtar humanitar

Pavarësisht grindjeve diplomatike, Sanchez, i cili po këmbëngul për një konferencë paqeje, tha se marrëdhënia midis Izraelit dhe Spanjës dikur ishin korrekte. 

30 Nëntor 2023, 11:48 Nga a.l
'Po vriten shumë civilë'/ Kryeministri spanjoll: Dyshoj se
Pedro Sanchez

SPANJË-  Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka komentuar zhvillimet e fundit të luftës Izrael-Palestinë, duke shprehur dyshimet e tij se Izraeli po respekton ligjin ndërkombëtar humanitar, pasi lufta vazhdon e shumë civilë po vriten. 

"Pamjet që po shohim dhe numri në rritje i fëmijëve që vdesin, kam dyshime serioze (Izraeli) është në përputhje me ligjin ndërkombëtar humanitar. Ajo që po shohim në Gaza nuk është e pranueshme," tha Sanchez në një intervistë me transmetuesin shtetëror spanjoll TVE, shkruan Reuters. 

Pavarësisht grindjeve diplomatike, Sanchez, i cili po këmbëngul për një konferencë paqeje, tha se marrëdhënia midis Izraelit dhe Spanjës dikur ishin korrekte. Ai shtoi se vendet evropiane duhet të diskutojnë njohjen shtetit palestinez. 

pedro sanchez

Sondazh

Poll