Aktualitet

Atentati ndaj Martin Bardhi, detaje nga dosja: Automjeti i përdorur në krim kaloi para komisariatit

Ose, nuk e kishte pritur që hakmarrja e tyre do të vinte kaq e afërt dhe goditja do të vinte pikërisht në lokalin e tij.  Aty me të shkelur këmbë, pas banesës, ai ndihej më i sigurt se kudo. Por që sipas një aforizme të vjetër, shpesh llogaritë në këtë botë, thuhet se nëse nuk i bën me veten, në fund ato i bëjnë gjithmonë fantazmat e tua. Ashtu siç ndodhi edhe atë mëngjes, të datës 27 shtator 2023.

29 Nëntor 2023, 20:35 Nga a.l
Atentati ndaj Martin Bardhi, detaje nga dosja: Automjeti i përdorur në
Martin Bardhi

RRËSHEN- Martin Bardhi sapo ishte liruar nga qelia. Ku po qëndronte prej disa muajsh, pas një tentative të dështuar sulmi me armë, që kishte kryer në qytetin e tij të Rrëshenit. Një lirim që në dukje e kapi të papërgatitur edhe atë vetë. Pasi nuk do ta mendonte se liria e shpejtë që po shijonte pas ditësh të kaluara në zymtësinë e pas-hekurave, do të kishte për të një çmim kaq të kushtueshëm.

Atë të vdekjes, që nuk do të vononte, që kishte kohë që i ishte paracaktuar, nga ata që tashmë ishin hasmit e tij, të cilët ai mesa duket i kishte nënvlerësuar.  Ose, nuk e kishte pritur që hakmarrja e tyre do të vinte kaq e afërt dhe goditja do të vinte pikërisht në lokalin e tij.  Aty me të shkelur këmbë, pas banesës, ai ndihej më i sigurt se kudo. Por që sipas një aforizme të vjetër, shpesh llogaritë në këtë botë, thuhet se nëse nuk i bën me veten, në fund ato i bëjnë gjithmonë fantazmat e tua. Ashtu siç ndodhi edhe atë mëngjes, të datës 27 shtator 2023.

Kur ai doli qetësisht nga banesa e tij në Rrëshen dhe u ul në një nga tavolinat po të lokalit të tij, jo shumë larg qendrës së qytetit. Hije që mesa duket ishin shtuar shumë kohët e fundit edhe për Martin Bardhin. Pa e ditur se kjo do të ishte për të kafja e fundit dhe se jeta e tij do ndërpritej në mes nga breshëria e gjatë e plumbave që u derdhën mbi të. Duke e lënë të vdekur në vend.  Por edhe ndaj personave që e shoqëronin në atë moment në kafe. Po kush ishte Martin Bardhi që mbante edhe gjeneralitetet Marjan Marku? Dhe pse ai u kthye në tabelë qitje, për ata që edhe sot nuk u dihet autorësia?

Që policia ka dyshimet e veta se vrasja e tij lidhet me një ngjarje tjetër të ndodhur jo shumë kohë më parë në këtë qytet të vogël në veri të vendit, por shumë të trazuar nga spastrimet e shpeshta që kanë ndodhur midis dy familjeve, të cilat kanë shënuar rekorde të shumta eliminimesh midis njëra-tjetrës, sa brenda dhe jashtë Shqipërisë.  Cila është kjo përplasje që mendohet se çoi në fundin e Martin Bardhit? Dhe a është pikërisht kjo kasaphanë ndër vite midis dy fiseve, që shërbeu si lajmotiv për vrasjen më pas të 59-vjeçarit? Emisioni “Në Shënjestër” nga Klodiana Lala në News24, zbardh dosjen hetimore për ngjarjen. 

 

martin bardhi

Sondazh

Poll