Sport

VIDEO/ Ndeshje e çmendur në Stamboll! Manchester United barazon sërish ndaj Galatasaray në Champions League...

Teksa kryesonin 3-1 në minutën e 55-të në fushën e Galatasaray-t, lojtarët e Manchester United më në fund nënshtruan një barazim (3-3) dhe mbeten të fundit në Grupin “A”.

29 Nëntor 2023, 21:26 Nga DOSJA

VIDEO/ Ndeshje e çmendur në Stamboll! Manchester United barazon

TURQI - Edhe pse Bruno Fernandes u dallua me një gol dhe një asist, Man.United hapi xhiron e 5-të të Grupit A me një barazim 3-3 ndaj Galatasaray, që mund të jetë fatale për ambiciet e tyre në ligën miliona dollarëshe. 

Me një fillim të fortë të ndeshjes, “Djajtë e Kuq” kaluan me dy gola epërsi në 20 minutat e parë, ku në të dy golat mori pjesë Bruno Fernandes. Në minutën e 11-të, ai asistoi Garnacho-n dhe në minutën e 18-të shënoi me një gol të shkëlqyer nga jashtë zonës, duke rritur epërsinë në 2-0. 

Galatarasay nuk u dekurajua nga fillimi i tyre fals dhe arriti të ngushtonte epërsinë në minutën e 29-të, me anë të Hakim Ziyech, me një goditje dënimi të drejtpërdrejtë. 

Në pjesën e dytë, “Djajtë e Kuq” shtuan sërish avantazhin e tyre, me anë të Scott McTominay në minutën e 55-të, por sërish turqit të mbështetur nga tribunat arritën të ngushtojnë sërish në 2-3, me Hakim Ziyech sërish në gjendje të mirë. 

Në minutën e 62-të marokeni shënoi për herë të dytë, me një tjetër goditje dënimi direkt dhe në minutën e 71-të, asistoi për Kerem Akturkoglu për ta bërë rezultatin 3-3. 

Një rezultat që e lë skuadrën angleze në vendin e fundit, me katër pikë si Copenhagen, që ende luan këtë raund kundër Bayern Munichut dhe një pikë më pak se Galatarasay. Në xhiron e fundit, “Djajtë e Kuq” do të përballen me Bayern Munich, i cili tashmë ka siguruar vendin e parë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll