Politike

“Krimi nuk e ka frikë shtetin”, Basha për atentatin ndaj Ndojit: Inkurajoj prokurorët të luftojnë krimin dhe të mos gj

1 Nëntor 2019, 19:57 Nga DOSJA
“Krimi nuk e ka frikë shtetin”, Basha për atentatin ndaj

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas atentatit ndaj Prokurorit Arjan Ndoja, ku mbeti i plagosur, ky i fundit dhe dy persona të tjerë.

Basha në një reagim në mediat sociale shkruan se atentati ndaj prokurorit është ngjarja me e rëndë mafioze që mund të ndodh në një vend.

Kreu i opozitës shkruan se ky krim të duhet të zbardhet sa më shpejt dhe porkurorët të punojnë se kanë popullin në krah.

REAGIM I PLOTË

Atentati ndaj një prokurori është ngjarja më e rëndë mafioze që mund të ndodhë në një vend. Ngjarja e sotme tregon se krimi nuk e ka frikë shtetin. Më e rëndë është situata kur kjo ngjarje kriminale u parapri nga kërcënime direkte të kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit ndaj këtij prokurori, i cili nëse dyshohej se ka shkelur ligjin duhet të çohej para drejtësisë e jo të linçohej publikisht.

Zbardhja sa më parë e kësaj ngjarje të rëndë dhe vënia para drejtësisë e autorëve dhe porositësve të këtij krimi mafioz është jetike për të dëshmuar se shteti nuk ka kapitulluar totalisht para krimit.

Sonte dua të inkurajoj çdo prokuror dhe punonjës të ndershëm të policisë të luftojnë krimin dhe të mos gjunjëzohen para tij. E di se flas në emër të shumicës dërrmuese të shqiptarëve, kur ju them se keni në këtë betejë simpatinë dhe mbështetjen mbarëpopullore, edhe kur kundër jush e në krah të krimit janë të implikuar segmentet më të larta të pushtetit.

Atentati ndodhi pasditen e sotme teksa prokurori Arjan Ndoja po udhëtonte me dy persona të tjerë në automjetin tip “Benz” të llojit fuoristradë me targa ‘AA 333 ZD’, pranë Mbikalimit të Shkozetit. Bashkë me Ndojan kanë mbetur të plagosur edhe dy personat e tjerë, shoferi i prokurorit, Andi Maloku 30 vjeç dhe Aleksandër Laho, i cili ishte pasagjer. Laho njihet ndryshe edhe si Landi Muharremi dhe si “i tmerrshmi i Sukthit”.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arjan ndoja atentat prokurorit arjan ndoja lulzim basha perplasje me arme zjarri ne shkozet plagoset arjan ndoja arjan ndoja atentat prokurorit arjan ndoja lulzim basha perplasje me arme zjarri ne shkozet plagoset arjan ndoja

Sondazh

Poll