Aktualitet

Aksidenti TRAGJIK në Selanik, nëna e 21-vjeçares greke: I riu shqiptar ishte me shpejtësi 'skëterrë', më vrau vajzën dhe iku

Nëna e të resë ka kërkuar dënim maksimal të këtij të fundit, duke pretenduar se ai po e drejtonte mjetin pa patentë e me shpejtësi maksimale. Ndër të tjera, ajo ka treguar se i riu shqiptar ndodhej në Greqi në mënyrë ilegale dhe pa dokumenta. 

29 Nëntor 2023, 18:14 Nga a.l
Aksidenti TRAGJIK në Selanik, nëna e 21-vjeçares greke: I riu
Ema

GREQI- Sot është mbajtur seanca e dytë në Gjykatën e Apelit Penal të Selanikut për 21-veçaren, Ema nga Kreta e cila humbi jetën në një aksident tragjik të ndodhur në orët e para të 22 nëntorit 2022, ku u përplas për vdekje nga makina që drejtohej nga një i ri shqiptar.

Nëna e të resë ka kërkuar dënim maksimal të këtij të fundit, duke pretenduar se ai po e drejtonte mjetin pa patentë e me shpejtësi maksimale. Ndër të tjera, ajo ka treguar se i riu shqiptar ndodhej në Greqi në mënyrë ilegale dhe pa dokumenta. 

“Në duar mbante një armë vdekjeprurëse, ishte i paligjshëm nga koka te këmbët. Godasim një kafshë dhe na vjen keq, ky njeri vrau një vajzë, një motër, një mbesë dhe thjeshtë iku nga vendi i ngjarjes”, u shpreh nëna e viktimës, e cila kërkon dënim maksimal për autorin. 

aksident ne greqi

Sondazh

Poll