Aktualitet

Merr flakë kabina elektrike në lagjen në Fier, dhjetëra familje pa drita

Shërbimet zjarrfikëse bënë të mundur fikjen e zjarrit ndërkohe që dhjetëra familje kanë mbetur në errësirë.

29 Nëntor 2023, 18:47 Nga a.l
Merr flakë kabina elektrike në lagjen në Fier, dhjetëra
Kabina

FIER-  Një kabinë elektrike është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në lagjen “Kastriot Muco" në Fier. Nga informacionet paraprake dyshohet se shkak është bërë ngarkesa në rrjetin e shpërndarjes së energjisë.

Shërbimet zjarrfikëse bënë të mundur fikjen e zjarrit ndërkohe që dhjetëra familje kanë mbetur në errësirë. Operatorët e OSHE janë në terren për të parë nga afër situatën dhe për të bërë të mundur rikthimin e energjisë. 

fier

Sondazh

Poll