Aktualitet

VIDEO/ 'Janë dy të paralizuar', zjarri në azilin në Fier, momenti kur të moshuarit transportohen në krahë tek Ambulanca

Policia informoi se zjarri ka rënë në katin e dytë rreth orës 15:30 Të gjithë të moshuarit janë evakuuar dhe disa prej tyre janë dërguar në spital për asistencë mjekësore. 

29 Nëntor 2023, 16:43 Nga a.l
VIDEO/ 'Janë dy të paralizuar', zjarri në azilin
Momenti kur transportohen të moshuarit

FIER- Dalin pamjet nga momenti kur të moshuarit transportohen nga shtëpia e të moshuarve në Fier, drejt ambulancës pasi u asfiksuan nga zjarri që përfshiu ndërtesën pasditen e sotme. 

“Janë dy të paralizuar!’ Dëgjohet njëri të thotë ndërsa ambulanca afrohet për t'i dhënë ndihmën e parë të moshuarve.

Pasi ambulanca largohet, në një plan tjetër shihet një punonjës i zjarrfikëse hipën në katin e dytë për të hequr tendat me qëllim që të mos marrin flakë.


Policia informoi se zjarri ka rënë në katin e dytë rreth orës 15:30 Të gjithë të moshuarit janë evakuuar dhe disa prej tyre janë dërguar në spital për asistencë mjekësore. 

zjarr ne azilin ne fier

Sondazh

Poll