Aktualitet

Në lule të rinisë, ndahet nga jeta vajza e ish-deputetit Vangjel Tavo

Ish-deputeti nuk ka dhënë asnjë detaj për shkakun e vdekjes së papritur të vajzës së tij.

28 Nëntor 2023, 23:07 Nga r.ll
Në lule të rinisë, ndahet nga jeta vajza e ish-deputetit Vangjel
vangjel tavo

GJIROKASTËR- Ish-deputeti Vangjel Tavo ka njoftuar sot një humbje të madhe në familjen e tij. Ai ka lajmëruar ndarjen nga jeta të vajzës së tij, Eva, nëpërmjet një postimi të ndjerë në rrjetin social, Facebook.

“Këto janë fjalët më të vështira që shkruaj në jetën time”, kështu e ka nisur lajmin e hidhur ish-deputeti, i cili thotë se e bija u shua në kulmin e rinisë, në moshën më të bukur. Ish-deputeti nuk ka dhënë asnjë detaj për shkakun e vdekjes së papritur të vajzës së tij. Ndërkaq Tavo bën me dije se varrimi do të bëhet ditën e enjte, datë 30 nëntor, ora 11:00 në Jorgucat, Gjirokastër.

“Këto janë fjalët më të vështira që shkruaj në jetën time. Vajza ime e madhe Eva u nda nga jeta në kulmin e rinisë, në moshën më të bukur, siç ishte edhe vetë ajo. Varrimi bëhet ditën e enjte, datë 30 nëntor, ora 11:00 në Jorgucat, Gjirokastër. Vangjel Tavo“, ka shkruar ish-deputeti në Facebook.

vangjel tavo

Sondazh

Poll