Sport

Vuajtja “e tmerrshme” i një skiatori olimpik: “Penisi më kishte ngrirë gjatë garave dhe ishte shumë e dhimbshme”...

Calle Halfvarsson, skiator olimpik suedez, zbulon, se kishte pësuar ngrirje të penisit gjatë një gare prej 20 kilometrash në Kupën e Botës të zhvilluar në Ruka (Finlandë).

28 Nëntor 2023, 11:30 Nga DOSJA

Vuajtja “e tmerrshme” i një skiatori olimpik: “Penisi

SUEDI - Calle Halfvarsson, një skiator suedez i cili mori pjesë në Lojërat Olimpike 2014 dhe 2018, ka zbuluar se ai kishte pësuar ngrirje të penisit të tij gjatë një gare prej 20 kilometrash të Kupës së Botës, që u zhvillua në 15 gradë nën zero në Ruka (Finlandë), në rajonin Ostrobothnia brenda Rrethit Arktik.

"Penisi im ishte ngrirë. Seriozisht... Dreqin, më duhej të qëndroja në çadrën e ngrohjes për 10 minuta për ta ngrohur atë,"- tregon Halfvarsson për 'Expressen'.

Skiatori 34-vjeçar suedez pranoi se "dhemb shumë dhe se ishte e tmerrshme." Pavarësisht problemit të tij të dhimbshëm fizik, Calle Halfvarsson tani e ndjeu se mund të bënte shaka: "Është fat që do të kem fëmijën tim të dytë, sepse kjo do të jetë e vështirë në të ardhmen nëse do të vazhdoj kështu."

Vuajtja “e tmerrshme” i një skiatori olimpik: “Penisi

Gara u fitua nga norvegjezi Thomas Jenssen, ndërkohë që Calle Halfvarsson përfundoi në vendin e 18-të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 28 Nëntor 2023, 08:30

“Mea culpa” e Sergio Ramos...

SPANJE - Të dielën, ngjarja bëri xhiron e rrjeteve sociale. Në ndeshjen Real Sociedad - Sevilla (2-1), Sergio Ramos u përjashtua...

Sport 28 Nëntor 2023, 07:30

Dhunë në Paris para PSG-Newcastle...

FRANCE - Tension i lartë në Paris para ndeshjes vendimtare të Champions League mes  PSG dhe Newcastle. Një pub në...