Sport

Policia e Manchesterit nuk e fal as Pep Guardiolën, parkoi gabim dhe... u gjobit

Trajneri i Man.City e priste një gjobë prej 70 eurosh

28 Nëntor 2023, 12:30 Nga DOSJA

Policia e Manchesterit nuk e fal as Pep Guardiolën, parkoi gabim dhe... u

ANGLI - Pep Guardiola duket se ka një marrëdhënie të komplikuar me hapësirat e parkimit... Këtë të dielë, për herë të dytë që nga fillimi i sezonit, trajneri i Manchester City u kap me makinën e parkuar aty ku nuk duhej dhe natyrshëm përfundoi duke u gjobitur.

Sipas ‘Daily Mail’, situata ka ndodhur në mes të një pasditeje pazari për Krishtlindje. Spanjoli mendoi t’i kënaqë njerëzit e shtëpisë, duke u blerë “tapas” në restorantin Tast Catala, i specializuar për to. Ai e la makinën aty ku nuk duhej dhe, kur u kthye, kishte gjobën 60 paund, diku 70 euro mbi xhamin e makinës.

Në gusht, në një skenë që u bë virale, trajneri i Man.City ishte gjobitur sërish për një parkim aty ku nuk duhej. Në atë rast gjithçka u filmua, me një shkëmbim karikaturë fjalësh mes trajnerit dhe policit të qytetit që e gjobiti.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 28 Nëntor 2023, 08:30

“Mea culpa” e Sergio Ramos...

SPANJE - Të dielën, ngjarja bëri xhiron e rrjeteve sociale. Në ndeshjen Real Sociedad - Sevilla (2-1), Sergio Ramos u përjashtua...